Nigeri, dhjetëra të vdekur pas shpërthimit në një uzinë gazi

431
Një shpërthim i fortë, i ndodhur dje në një kompleks gazi në jug të Nigerisë, ka shkaktuar një zjarr të madh dhe dhjetëra të vdekur, sipas një bilanci të njoftuar sot nga presidenti, Muhammadu Buhari.
Shpërthimi ndodhi në Nnewi, në një uzinë të “InterCorp Oil Limited”, filial i konglomeratit nigerian, “Chicason Group”. Zjarri ka përfshirë ndërtesat dhe automjetet që ndodheshin përreth duke e zhytur Nnewin nën një re të zezë tymi. Sipas imazheve në televizion, zjarri ka shkatërruar rezervat e gazit si dhe automjetet dhe biçikletat e parkuara në afërsi të uzinës
Sigal