Nigeri/ Boko Haram sfidon presidentin e ri, 29 të vdekur në dy sulme

486
Vetëm një ditë pasi presidenti i vendit premtoi luftë të ashpër ndaj militantëve të shtetit islamik, 29 persona humbën jetën nga dy sulme me bomba në dy stacione autobusësh në veri të nigerisë.
Muhammudu Buhari, i ardhur në detyrë pas Gudlak Jonatan u takua me presidentin amerikan Barak Obama, prej të cilit mori mbështetje të plotë në luftën kundër terrorizmit.
Por kjo nuk ka frenuar aspak grupin terrorist, i cili vijon ekzekutimet jo vetëm në veri të vendit, por tashmë ka zgjeruar hartën edhe në kamerun.
Dy ditë më parë 23 vetë u ekzekutuan në një fshat të kamerunit, teksa 49 të tjerë u vranë në qytetin Gombë javën e shkuar.
Sakaq terrorizmi vijon të marrë jetë në irak, ku vetëm një ditë më parë 20 perosna humbën jetën dhe 48 të tjerë u plagosën si pasojë e bombave të shpërthyra në pjesë të ndryshme të Bagdadit.
Pas 24 orësh sulmi është marrë përsipër nga militantë të shtetit islamik, të cilët nëpërmjet një deklarate të publikuar në internet thanë se objektivi i sulmit ishte një pikë kontrolli e sigurisë në lagjen kryesisht me popullsi shite.
Shteti Islamik gjithashtu pranoi se kishte kryer shpërthimin masiv që vrau më shumë se 100 persona para një jave në qytetin Khan Bani Saad.
Sigal