Ngordh macja më e famshme në rrjet, kishte 2 milionë ndjekës në Instagram

515
Sigal

Macja Grumpy, e cila ishte bërë e njohur në internet, ka ngordhur për shkak të një infeksioni. Pronarët e saj thanë se ajo ishte 7 vjeç. Macja u bë e famshme në vitin 2012, pasi një fotografi e saj u përhap në internet dhe më pas u bë meme.

Kaq mjaftoi dhe më pas kjo mace shfaqej nëpër emisione televizive, madje në vitin 2014 mori pjesë edhe një film të Krishtlindjes. Pronasja e maces, Tabatha Bundesen, i krijoi edhe një llogari në Instagram, ku ka më shumë se 2 milionë ndjekës.

Në vitin 2018 pronarët e saj fituan 710 mijë Dollarë nga një padi që kishin bërë për të drejtën e autorit. Një kompania amerikane e kafesë kishte tejkaluar marrëveshjen me pronarët e maces, për të përdorur imazhin e saj.

Kompania kishte të drejtë të përdorte imazhin e maces për të shitur një pije, por e përdorte për të shitur edhe produkte të tjera. Por, pronarët e maces paditën kompaninë për tejkalim të kontratës dhe fituan shpërblim prej 710 mijë Dollarësh.