Ngjitja e Xi Jinping, Trump: Është e jashtëzakonshme

463
Presidenti amerikan Donald Trump përgëzoi liderin kinez Xi Jinping për ngritjen e jashtzakonshme në pushtet pas Kongresit të Partisë Komuniste të kësaj jave.
Gjatë një interviste, Trump vlerësoi mjaft homologun e tij kinez dhe tha se disa e qujanë “Mbreti i Kinës”. Xi Jingping përforcoi ndjeshëm pushtetin e tij pas marrjes së mandatit të dytë presidencial pa zgjedhur një pasardhës. Për më tepër, emri dhe doktrina e tij politike janë bërë pjesë e Kushtetutës së Partisë Komuniste duke e ngritur Xi Jingpingun në nivelin e liderit historik Mao Zedong.
Trump komunikoi përmes telefonit me Presidentin kinez dhe veç përgëzimeve, tha se më pas kishte disktuar me të për Korenë e Veriut dhe tregtinë. Dy liderët do të takohen muajin e ardhshëm, kur Presidenti amerikan të vizitojë Kinën. Sipas mediave kineze, gjatë telefonatës, Presidenti Xi Jinping shprehu dëshirën për të punuar me Presidentin amerikan për të hartuar marrëdhëniet e ardhshme mes dy vendeve.
Në një intervistë për Fox, Trump tha se Presidenti kinez është një njeri shumë i mirë me të cilin ai ka një raport të shkëlqyer. Megjithëse raportet mes SHBA dhe Kinës janë tensionuar disi për shkak të kontradiktave territoriale që Pekini ka me fqinjët, analistët thonë se dy ekonomitë më të mëdha të botës nuk kanë asnjë arsye pse të përplasen, kur së bashku mund të komandojnë.
Sigal