Ngjarjet në Kumanovë, policia arreston bashkëpunëtorët e grupit të Lagjes së Trimave

435
MPB e Maqedonisë sot në mëngjes ka zbatuar aksion në të cilin u arrestuan bashkëpunëtorët lidhur me grupin e armatosur të Lagjes së Trimave në Kumanovë.
Sipas MPB-së, kontrollet bëhen në Shkup dhe Kumanovë. Janë arrestuar disa persona të cilët do të nxirren para gjykatësit kompetent.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë paralajmëroi më tepër detaje gjatë ditës.
Në aksionin e majit të këtij viti në Lagjen e Tirmave në Kumanovë, jetën e humbën tetë policë, ndërsa tridhjetë të tjerë ishin lënduar. Gjithashtu u vranë dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa 30 u dorëzuan dhe kundër tyre është ngritur procedurë gjyqësore. /Ina/
Sigal