Ngjarje e rëndë në Prishtinë, 72-vjeçarja dhunohet seksualisht dhe përfundon në spital

503
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë mbrëmjen e kaluar. Një grua 72-vjeçare ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi është dhunuar seksualisht.
Siç bëjne me dije mediat vendase, ndaj 72 vjeçares është ushtruar dhunë seksuale e lajmi është konfirmuar edhe nga policia, por nuk ka dhënë detaje të hollësishme.
“Po mund ta konfirmojmë se ka ndodhur rasti, por për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk mund të jepen më shumë informacione”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai nuk ka treguar për lëndimet që ka marrë e moshuara por ka treguar se nuk ka asnjë të arrestuar.
“Nuk dihet i dyshuari që ka kryer këtë akt”, ka thënë Bajram Krasniqi.