Ngërçi politik në Kosovë, ambasadorët e SHBA e BE takohen me Veselin

419
Për situaten në Kosovë edhe ndërkombëtarët duket se janë angazhuar në zgjidhjen e ngërcit politik. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delauie dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, kanë takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
Ende nuk dihet se cila ka qënë tema e diskutimit, pasi asnjë prej tyre nuk është prononcuar për mediat.
Megjithatë, kriza politike në Kosovë mendohet të ketë dominuar bisedën. Një ditë më parë në prishtinë ka qenë edhe kryetari I parlamentit shqiptar Ilir Meta I cili zhvilloi takime me përfaqësues të opozitës dhe krerët e qeverisë në përpjepje për të gjetur një zgjidhje.
Sigal