Ngërçi në Kuvend, Haradinaj: PDK e Brovina po pengojnë punën

530
Sigal

Në Kosovë vazhdon ngërçi politik për formimin e qeverisë së re, si dhe për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Në një tjetër takim mes koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV, është diskutuar për mbajtjen e seancës së ardhshme të Kuvendit. I zgjedhur për kryeministër nga Blloku, Ramush Haradinaj, tha se janë të shqetësuar me veprimin e Flora Brovinës, e cila sipas tij mbylli seancën duke mos ua dhënë fjalën deputetëve për ta gjetur zgjidhjen, si e parashikon dhe pika 127 e vendimit të Gjykatës Kushtetueses. Haradinaj tha se atë ditë Flora Brovina ka ikur nga seanca duke mos përfillur deputetët. “PDK dhe Flora Brovina po e bllokojnë vendin sepse kjo bllokadë është në favor të tyre”, tha kryetari i AAK-së. Ai tha se nuk do të rijnë duarkryq por do të veprojnë për të gjetur zgjidhjen, e cila sipas tij është në Kuvendin e Kosovës nga deputetët.