Newsweek/ “A është Papa katolik?!” Po, por nuk sillet si i tillë me deklaratat e tij

493
“A është Papa katolik?” Kjo është pyetja që ka lindur nga e përjavshmja amerikane Newsweek, në prag të vizitës së Papës në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar jo pak reagime e polemika nga publiku.
Kjo pyetje vjen pas deklaratave provokuese të njëpasnjëshme të Papës, që bien ndesh me parimet thelbësore të katolicizmit dhe me ideologjinë e një katoliku të devotshëm.
Papa Francesku është i pari në llojin e tij që ka dhënë aprovimin për disa tema shumë delikate, që në Kishën katolike janë konsideruar gjithnjë ‘mëkate’. Ati i Shenjtë ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe të botës së krishterë ndaj abortit, divorcit apo martesës mes personave të të njëjtit seks, duke tronditur kështu themelet e katolicizmit.
Kjo ka bërë që popullariteti i tij të bjerë ndjeshëm, sidomos nga konservatorët. Sipas një sondazhi të quajtur Gallup, nëse në 2014-ë­n popullariteti i Papës ishte 89%, këtë vit ka rënë në 71%.
“I premtoi shumë progresistëve doktrinalë dhe politikë, por ka trembur tradicionalët, për të cilat feja duhet të jetë imune nga presionet politike”, shkruan NewsWeek. 



Sigal