New York Times: Në BE do shkojnë 100 milion refugjatë

422
SHBA është fuqi oqeanike, pasi vështirë se mund të preken nga konfliktet e jashtme. Kjo mund të vërehet nga fluksi i refugjatëve që nuk përbën temë kryesore për amerikanët, për dallim nga kontinenti plak. Barack Obama ka paralajmëruar modestisht strehimin e 70.000 refugjatëve deri në 2020, për dallim që Austria me më pak se 10 milion banorë ka strehuar disa herë më tepër, ndërsa SHBA ka mbi 300 milion banorë dhe mbi 11 milion emigrantë ilegalë. Por duket se prestigjiozja amerikane New York Times, ka gjetur kohën për të bërë një analizë investigative e profesionale mbi fluksin e refugjatëve, duke shtuar se rreth 100 milion të tillë mund të shkojnë në të ardhmen në Europë. “Refugjatët nuk vijnë vetëm nga Siria, Iraku, Afganistani, por edhe nga jugu i Saharës, Rripi i Gazës dhe bile edhe nga Haiti, duke qenë ambasadorët e dështimit të vendeve të tyre të korruptuara,” shkruan NYT.
Sigal