Sigal

SHBA-Një skenë surreale në Times Square, një nga sheshet kryesore të New York-un në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 30 mijë bletë kanë pushtuar sheshin kryesor të Big Apple, duke u ngulur fillimisht në çadrat e një fast-food aty pranë.

Për të lëvizur bletët është dashur ndërhyja e një bletërritësi, i cili i pajisur me mushama, doreza dhe aspirator ka thithur insektet prej aty.
Policia ka boshatisur vendin ku burri po ndërhynte për të larguar bletët. Turistët dhe kalimtarët kanë xhiruar këtë skenë.