Nesër seanca – Vendimi për Ramush Haradinajn mund të shtyhet përsëri

599
Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, e cila më 6 prill do të mblidhet sërish për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, sipas disa gjasave do ta shtyjë vendimin e saj deri në një afat të pacaktuar.

Zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa ka thënë për Tanjugun se vendimi për liderin e AAK-së ndoshta do të shtyhet bazuar në vendimin e dhomës së hetuesve deri në një seancë tjetër, transmeton Klan Kosova.

Seanca e së enjtes do të adresojë përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë në pyetjet e dërguara nga gjykata”, ka shpjeguar Di Rosa.

“Në seancën e së enjtes do t’ia adresojë përgjigjet Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë” deklaroi ajo.

Kjo seancë është planifikuar të mbahet nesër në ora 13.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004.

Gjykatë franceze tashmë ka shtyrë dy herë vendimin për ish- kryeministrin e Kosovës. 
Sigal