Nesër Presidentja Jahjaga i drejtohet Kuvendit me fjalën e fundvitit

434
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nesër u drejtohet deputetëve të Kuvendit me fjalën e saj vjetore, tashmë tradicionale. Seanca plenare do të nisë në orën 11:00 transmetojnë mediat.  Në seancë, përveç deputetëve, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, të akredituar në Kosovë.


Opozita nuk është deklaruar ende nëse do të marrë pjesë në këtë seancë dhe as nëse do të manifestojë veprimet e saj kundër punës së institucioneve të vendit. Më herët përfaqësues të saj thanë se nuk do ta pengojnë adresimin vjetor të Presidentes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, porse do të protestojnë në formën si para përfaqësuesve ndërkombëtarë në seancat solemne.
Sigal