Nesër fundi i tmerrshëm i botës? NASA zbulon se çfarë do të ndodhë

566
Teoritë e konsiparcionit “Nibiru” rreth fundit të botës kanë qarkulluar në interenet prej më shumë se dy dekadash, me profecinë më të fundit që parashikojnë apokalipsin më 23 shtator 2017.
Planeti X, ose Nibiru, i referohet një planeti mitologjik në sistemin tonë diellor që me sa duket do të përplaset në Tokë dhe do të zhdukë racën njerëzore, megjithatë një fakt i tillë është hedhur poshtë vazhdimisht nga NASA dhe ekspertë të tjerë, duke e quajtur mashtrim të internetit, shkruan “The Telegraph”.
Përkundër faktit se nuk ka asnjë provë shkencore për të mbështetur sugjerimet e një planeti fals që po afrohet shpejt drejt Tokës, mitet rreth planetit X vazhdojnë të qëndrojnë në internet.
Natyrisht, kjo nuk është hera e parë kur është parashikuar fundi i botës. NASA gjithashtu ka mohuar ekzistencën e Nibirut në vitin 2012.
Gjatë gjithë historisë ka pasur pretendime të ngjashme, por fatmirësisht asnjë prej tyre deri më tani nuk është vërtetuar si i saktë.
Sigal