Nesër do të lexoni/ Skandali i “Paradise Papers” dhe Liderët Botërorë të përfshirë në të

606
Sigal

Dr. Diana SKRAPARI
Dokumentet e “Paradise Papers” janë një grup prej 13.4 milionë dokumentesh që kanë të bëjnë me investimet offshore, të zbuluara në publik më 5 nëntor 2017. Dokumentet kanë origjinën nga firma ligjore Appleby, ofruesit e shërbimeve të korporatave Estera dhe Asiaciti Trust, dhe regjistrat e biznesit në 19 juridiksionet tatimore. Ato përmbajnë emrat e më shumë se 120.000 njerëzve dhe kompanive. Mes atyre që përmenden në çështjet financiare, janë Mbretëresha Elizabeta II, Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos dhe Sekretari i Tregtisë i SHBA-së Wilbur Ross. Në fund të tetorit 2017, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigues (International Consortium of Investigative Journalists-ICIJ) iu drejtua firmës ligjore offshore Appleby me akuza për keqbërje. Appleby tha se disa nga të dhënat e saj ishin vjedhur në një sulm në internet vitin e kaluar dhe mohoi akuzat e ICIJ. Pas publikimit të dokumenteve, kompania deklaroi se nuk kishte “asnjë dëshmi të keqbërjes”. Dokumentet u blenë nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung, e cila ishte gjithashtu gazeta që mori Panama Papers në vitin 2016. Süddeutsche Zeitung kontaktoi ICIJ që po heton dokumentet, së bashku me 100 partnerë të mediave. Sipas The Express Tribune, “Apple, Nike dhe Facebook shmangën miliarda dollarë në taksa duke përdorur kompanitë off-shore.” Nga njerëzit me emër mund të përmendim Bono, këngëtari i U2. “Paradise Papers” zbuluan se Mbretëresha Elizabeta II kishte bërë investime në Ishujt Kajman dhe Bermuda nëpërmjet Dukatit të Lancasterit. Në Lituani Antanas Guoga, një deputet i Parlamentit Evropian, është përmendur gjithashtu. Në Malin e Zi, Ana Kolarevic, motra e ish kryeministrit dhe presidentit malazez Milo Gjukanoviç, i cili ishte në pushtet nga viti 1991 deri në vitin 2016, është e shënuar në këto dokumente. Në Spanjë, autoriteti i parë politik që shfaqet është ish-kryebashkiaku i Barcelonës dhe këshilltari aktual Xavier Trias, artistja José María Cano dhe miliarderi Daniel Maté. Në Kanada përmendet Ish kryeministri i Kanadasë Jean Chrétien. Tre ish kryeministrat kanadezë janë emëruar në “Paradise Papers”: Jean Chrétien, Paul Martin dhe Brian Mulroney. Sipas gazetave, Stephen Bronfman, këshilltari i kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe mik i ngushtë, u bashkua me ish-senatorin e Partisë Liberale, Leo Kolber, djali i të cilit zhvendosi miliona dollarë në një trust të Kajmanit. Manovrat offshore mund të kenë shmangur taksat në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Izrael…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf