Nesër do të lexoni/ Personi kyç i mosmarrëveshjeve SHBA-Turqi do të përballet me drejtësinë

695
Nga David Ignatius

Një nga pikat kyçe të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe tensioneve në rritje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, është pikërisht insistimi i i presidentit të zemëruar, Rexhep Tajjip Erdogan, i cili në mënyrë të përsëritur kërkon që prokurorët amerikanë të tërheqin akuzat ndaj biznesmenit turko-iranian të floririt, i cili pritet të dalë para gjykatësve për akuzat e pastrimit të parave dhe mashtrimit në shumë të mëdha. Kundërshtitë u shfaqën qartazi të enjten, ndërsa presidenti Erdogan protestoi hapur gjatë një konference për mediet në Ankara, kur tha se biznesmeni, Reza Zarrab po detyrohej të bënte “dëshmi të rremë” për disa çështje korrupsioni. Turqia alarmoi Uashingtonin duke arrestuar një zyrtar të konsullatës amerikane në Turqi javën e kaluar, në atë që disa zyrtarë amerikanë i druhen, se kjo ishte një manovër, të cilën autoritetet turke po përpiqen ta përdorin për të imponuar lirimin e Zarrab para fillimit të gjyqit të tij parashikuar të zhvillohet me 27 nëntorit në Nju Jork….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal