Nesër do të lexoni/ Dr. Bledar Kurti: CIA nën Hetimin e Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve

546
Dr. Bledar Kurti
Ndryshe ishte puna me hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve. Krahasuar me Senatin, Dhoma e Përfaqësuesve ishte shumë e më shumë një institucion i rreptë dhe i pashtruar, me shumë anëtarë të rinj të votuar në 1974-ën në kulm të zemërimit kombëtar mbi skandalin e Watergate dhe jashtëzakonisht dyshues për fshehtësinë e CIA-s. Dukej se të gjitha të këqijat ishin grumbulluar në të njëjtën kohë. Komiteti Pike u përpoq të kompensonte nisjen vonë të funksionimit duke mbajtur një qëndrim shumë armiqësor ndaj shërbimeve sekrete dhe administratës së Fordit. Komiteti Pike duhej të respektonte rregullat elastike të vendosura ndërmjet Komitetit Church dhe Ekzekutivit. Anëtarë të papërvojë të stafit, pa njohuri mbi procedurat e sigurisë merreshin me dokumente të klasifikuara, dhe aktualisht me afro 75.000 dokumente të klasifikuar që u vunë në dispozicion nga Colby. Kryetari Otis Pike refuzoi të respektonte shumë procedura të cilat Frank Church i kishte miratuar. Ai nuk pranoi të shqyrtonte dokumente të cilat nuk mund t’i merrte në shqyrtim i gjithë komiteti, dhe kundërshtoi çdo lloj konsultimi…
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal