Nesër do të lexoni/ A po shndërrohet Turqia në një shtet mafioz?

660
Sigal

Rasti i Reza Zarrab dhe ringjallja e krimit të organizuar
Nga Ryan Gingeras
Në ditët e para të javës së lamë pas, u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj biznesmenit turko-iranian, Reza Zarrab në Manhatan. Zarrab, i cili është i njohur për lidhjet e tij të ngushta me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan dhe pretendon se ka pasur skemë të mirë organizuar për shkëmbimin të naftës me flori, një mënyrë e sofistikuar për të shmangur sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, ndoshta me ndihmën e të afërmve dhe aleatëve të ministrave të qeverisë turke. (Zyrtarët amerikanë kanë arrestuar Zarrab në mars të vitit të kaluar, ndërsa po udhëtonte për në Majemi, Florida). Më vonë, pas nisjes së procesit gjyqësor, megjithatë, pretendimet e prokurorëve amerikanë u hodhën poshtë nga të akuzuarit, ndërsa të mërkurën Zarrab pranoi të dëshmonte para gjykatësve, duke pretenduar se kishte korruptuar ish-ministrin e ekonomisë për të shmangur sanksionet. Të gjitha lidhjet, të cilat mund të implikojnë edhe Erdoganin, e kanë vënë udhëheqësin turk në një pozitë tejet të vështirë, i cili ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po komplotojnë për të rrëzuar qeverinë e tij dhe atë personalisht nga pushteti. Fajtori i vërtetë që nxiti hetimet, siç këmbëngul ai, është Fethullah Gylen, udhëheqësi i lëvizjes së shquar Hizmet (ose “Gyleniste”), i cili jeton në mërgim në Pensilvani dhe që Erdogan pretendon se është orkestruesi i tentativës së grushtit të shtetit të korrikut 2016 kundër tij. Profili i lartë i Zarrab është vetëm njëri nga shembujt e shumtë të një tendence gjithnjë në rritje në Turqi:..

Për më shumë nesër në gazetën Telegraf