Nepal, autobusi përfundon në lumë, 14 të vdekur

595
Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me udhëtarë është aksidentuar dhe ka përfunduar në lumë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës (28 tetor) në një autostradë në Kathamandu, Nepal. Ekipi i kërkim-shpëtimit po punon për gjetjen trupat e viktimave dhe të mbijetuarve në lumin Trishull.

Nuk dihet ende se sa njerëz ishin në autobus. Policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe pse aksidentet rruore në Nepal shpesh vijnë për shkak të mirëmbajtjes së dobët të rrugëve dhe automjeteve, raporton Ansa.it.
Sigal