Nëndetësja e zhdukur argjentinase me 44 persona në bord, diktohen sinjale satelitore

669
Autoritetet argjentinase kanë dalluar sinjale të cilat mendohet se janë të nëndetëses argjentinase që u zhduk me 44 persona të bord. Ministria agjentinase po përpiqet të përcaktojë vendndodhjen e këtyre sinjaleve, njofton agjencia e lajmeve BBC.
Sakaq, Argjentina ka nisur kërkimet në Atlantikun jugor, ndërkohë që i është bashkuar edhe një avion i NASA-s. Nëndetësja ‘Ara San Juan’ po kthehej nga një mision rutinë dhe kontakti i saj i fundit me marinën ishte 430 km larg bregut, të mërkurën në mëngjes.
Britania dhe vendet në rajon kanë ofruar ndihmë. Mendohet se nëndetësja argjentinase mund të ketë pasur probleme në komunikim për shkak të ndonjë defekti elektrik.
Megjithatë, puna e ekipeve të shpëtimit është ndërlikuar për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të mëdha dhe deri më tani nuk është gjendur ndonjë gjurmë e saj, njofton më tej agjencia e lajmeve BBC.
Sipas ekspertëve, nëndetësja duhet të dalë në sipërfaqe në momentin që humb komunikimin.
Sigal