Nëna vjedh karamelet në supermarket për nipërit, policët i paguajnë llogarinë

409
Vjedh në supermarket 27 euro karamele për t’ua dhuruar nipërve me rastin e Krishtlindjeve, por gjyshja zbulohet tek kasa dhe dërgohet në polici. Ngjarja ka ndodhur në Manerba të Breshias dhe protagonistja e vjedhjes është 75 vjeç.
Ajo merrte 400 euro pension dhe i kishte mbaruar shumë kohë më parë. “Nuk jam hajdute, doja vetëm që t’i bëja një dhuratë nipërve të mi, por më mbaruan paratë”, është justifikuar gruaja e kapur në flagrancë me çantën e mbushur me ëmbëlsira.
Dy punonjës policie, kanë ndërhyrë për zgjidhjen e situatës. Ata shkuan tek supermarketi dhe paguan karamelet e vjedhura nga e moshuara.
Sigal