Nëna surrogate sjell në jetë fëmijën e tretë të Kim Kardashian

587
Njëri nga çiftet më të njohura në botë, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë sjellë në jetë, nëpërmes një nëne surrogate fëmijën e tyre të tretë, raporton TMZ.

Sipas revistës, fëmija i tretë i çiftit është i gjinisë femërore, mirëpo familja Kardashian nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht këtë lajm.
TMZ raporton se bebja më e re në familjen Kardashian është një vajzë e shëndetshme që peshon 7 kg.
Edhe motrat e Kim, Khloe dhe Kylie po presin fëmijë. Kylie pritet të lind në mars, ndërsa Khloe në prill.
Sigal