Nëna dhe vëllai i kamikazes, merren në pyetje nga autoritetet franceze

492
Nëna dhe vëllai i kamikazes që hodhi veten në erë gjatë operacionit të policisë në San Deni janë marrë në pyetje nga autoritetet franceze.
Këto janë imazhet e familjarëve të kamikazes 26 vjeçare në momentin që po shoqërohen nga policia nga banesa e tyre në verilindje të Parisit, për t’u dërguar më pas në institucionin ku do të merresheshin në pyetje.
Hasna Ait Bulahanis besohet të jetë emri i vajzës që hodhi veten në erë në një nga apartamentet e lagjes Sant Deni. Besohet se Hasna është kushërirë e Abdelhamid Abaaoud, organizatori i dyshuar i sulmeve të javës së kaluar në kryeqytetin francez.
Abaud u mbeti i vrarë gjatë bastisjes së djeshme, ku gjithashtu një tjetër terrorist humbi jetën dhe tetë të tjerë u arrestuan.
Policia fraceze deklaroi se operacioni në San Deni nisi pas zbulimit se qeliza terroriste kishte planifikuar një sulm të ri në një nga zonat e njohura të biznesit në Paris dhe gjithashtu shumë e frekuentuar.
Sigal