Negociatat me Greqinë, Zoran Zaev: Kurrë s’kemi qenë më pranë zgjidhjes, tre termat për emrin

424
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev thotë se zgjidhja për emrin është shumë afër. Zaev ka folur për negociatat me Greqinë për emrin duke u shprehur optimist. Ai tha se janë tre terma të diskutuar dhe se duhet një emër i pranueshëm për përdorim ndërkombëtar.
“Kurrë s’kemi qenë më pranë zgjidhjes sesa sot. Jam optimist për zgjidhjen mbi emrin e ri. Mendoj se zgjidhja për emrin do bëhet duke ruajtur identitetin tonë. Tetë nga parametrat që përbëjnë çështjen janë zgjidhur. Po diskutohen termat Gorna, Severna ose Vardarska dhe duhet emër i pranueshëm për përdorim ndërkombëtar, me një përkufizim gjeografik. Zgjidhja duhet të kalojë përmes një referendumi”, ka deklaruar Zaev.
Sigal