Negociatat me BE, Daçiç: Nuk kemi pse të pyesim kishën për çështjen e Kosovës

426
Drejtuesit më të lartë të Serbisë kanë shfaqur këndvështrime të ndryshme sa i përket kapitullit 35 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo pikë që në përmbajtje ka si kriter normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, ka nxitur një debat midis Presidentit të vendit, Tomislav Nikoliç, Kryeministrit Aleksandër Vuçiç, Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç. Nikoliç deklaroi se për kapitullin 35 duhet të merret opinioni i Kishës Ortodokse, por Daçiç ka patur një mendim krejtësisht të ndryshëm. Ai është shprehur se marrja e mendimit të Kishës është diçka e panevojshme.
“Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka biseduar shumë herë me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse serbe, por edhe me të gjithë faktorët e tjerë shoqërorë. Megjithatë, unë mendoj se thirrja që Kisha të pyetet për punën shtetërore është e panevojshme.”
Ndërkohë, Presidenti Nikoliç është shprehur se kushtet për kapitullin 35 janë të pavarshme për Serbinë, duke thënë se kriteret janë mjaft të ashpra dhe të rrezikshme për qeverinë.
Sigal