Negociata gjatë gjithë natës, arrihet “marrëveshja e divorcit” mes Britanisë dhe BE-së

734
Kryeministrja britanike Theresa May ka finalizuar një marrëveshje sot me Bashkimin Europian që do të zhbllokojë bisedimet mbi tregtinë pas negociatave të zymta gjatë natës.
Në një konferencë për shtyp herët në mëngjes, kryeministrja u shfaq me sy të lodhur krah Jean Claude Juncker duke konfirmuar se marrëveshja ishte arritur.
“Besoj se tani e kemi bërë përparimin që kishim nevojë,” tha Juncker. May tha se kjo arritje ishte një “zhvillim i rëndësishëm” dhe ishte “në interesin më të mirë të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar”. Pavarësisht kritikave të një pagese prej 50 miliardë dollarësh për divorc. , ajo gjithashtu tha e ishte e drejtë për taksapaguesin britanik.
Pas ditëve të bllokimit, zyrtarët britanikë dhe europianë thanë mbrëmë se ishin larg marrëveshjes së divorcit, pasi planet u rrëzuan të hënën kur u ngrit alarmi se rrezikohej ndarja e Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar.
Por diskutimet intensive gjetën një formulim të ri për zgjidhjen e situatës.
Sigal