Në Zvicër gazetarët e pyesin për Zaganin, Rama: Oh, ju gazetarët, jeni kudo njësoj

497
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në Zvicër. Ai ka zhvilluar disa takime, mes të cilave edhe atë me presidenten Doris Leuthard.

Pas këtij takimi, ata kanë pasur një konferencë për median. E siç është në zakonin e Ramës, kryeministri i Shqipërisë më shumë ka folur për futbollin dhe përballjet në Botërorin e 2016 sesa për problemet dhe shqetësimet mes dy vendeve.

Pikërisht këtu kanë ardhur edhe momentet e tensionit për Ramën. Gazetarët e pranishëm e kanë pyetur kryeministrin e Shqipërisë se, si qëndron çështja e Dritan Zaganit, ish-shefit të Antidrogës në Vlorë, i cili ruhet nga policia zvicerane pasi ka marrë azil.

Këtu Edi Rama i gjetur ngushtë nga pyetja e gazetarit ka thënë vetëm: Oh, ju gazetarët, jeni kudo njësoj.
Vetëm para 2 ditëve Zvicra u shpreh se do të refuzojë ekstradimin e Dritan Zaganit në Tiranë. Vendimi i është bërë të ditur ambasadës së Shqipërisë në Bernë ku me një notë diplomatikë të datës 29 mars 2017, autoriteteve i është bërë e ditur se ish-shefi i Antidrogës nuk do të kthehet në Shqipëri.

Genti01/04/2017 00:12
Kte e ka gjet belaja,ne gjith boten nuk i ndahen mediat e kazanit,sa trap qe esht,aq e besueshme ka qen deshmia e Zaganit sa per her te par Zvicra jep azil,esh keq i shkreti kudo qe shkon pyetje si kto ka neper bot,drog,trafik,vjedhje,tendera,keq do e ket gjithmon,po turp per ne né syt e botes qe pyetemi veç per drog,vjedhje dhe plehrat rilindes

Daj Jaku31/03/2017 23:13
Kur pyet gazetari, kryek..ministri duhet të japë përgjigje dhe jo të komentojë gazetarët me akuza e fyerje.Po ju skicofrenët si jeni, nësoj apo dysoj, sa soj jeni? Sa për futbollin kemi të tjerë për komente, nuk ka nevojë që ti të grish çakull. Shkon për punë qeveritare apo me tall bythën? Dhe gazetarëve përgjigju e mos u sill si ajatollah. Mos e dridh sikurse me konteinerët e plehrave, jep hesap para popullit pse e bëre atë VKM hajdutshe për ligjin që nuk e kalove dot në parlament. Justifikimi se i ke hedh në gjyq akuzuesit nuk të shpëton. Në gjyqin e gjykatave që i ke vënë nën këmbë me presionet prej banditi ? Jep hesap përpara gjykatësit popull, dil lakuriq siç e ke në “kulturën” tënde.
Sigal