Sigal

Në parkun Wansheng Ordovician, pranë qytetit të Chongqing në Kinë, vizitorët përballen me frikën teksa kalojnë në një lartësi të madhe.

Një nga tërheqjet kryesore është ura e ‘kërcimeve ekstreme’, një platformë e varur në shkëmbinj në lartësinë rreth 150 metra, ku u kërkohet të gjithëve të bëjnë kërcime për ta kaluar.

Në mes të trarëve për tu kaluar është një boshllëk. Turistët e kalojnë këtë rrugë, me një rrip sigurimi të lidhur, por në ditët e fundit njëri prej tyre, në fund të këtij filmimi, ka rrezikuar jetën. Teksa bënte kërcimin e fundit rripi i ka ikur.

Burri e kupton këtë kur mbërrin në pjesën fundore të platformës. Nëse do të kishte ndodhur më parë, burri do kishte rrezikuar shumë

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale kineze javën e kaluar, duke detyruar mbylljen e urës, sipas asaj që raporton South China Morning Post.