Në Siri janë aktualisht 80 shtetas kosovarë, 50 kanë vdekur

437
Policia e Kosovës njoftoi se momentalisht në Siri ndodhen rreth 80 persona, shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq numri i të vdekurve në Siri vlerësohet të jetë rreth 50.
Në një konferencë për media, Policia sqaroi se numri i përgjithshëm i kosovarëve në Siri që nga fillimi i konfliktit është 300 persona, përfshirë këto gra dhe fëmijë.
Po ashtu u bë e ditur se kosovari i parë që është regjistruar që ka shkuar në Siri është rreth gjysmes se vitit 2012.
Luan Keka, nga Drejtoria Kundër Terrorizmit duke folur për arrestimin e sotëm bëri të ditur e si rezultat i hetimeve disamujore dhe në bashkëpunim me Sektorin Kundër Terrorizmit, në kuadër të Divizionit të Hetimeve Gjenerale dhe operacioneve speciale të qarkut të Brescias, Itali, sot është arrestuar 44 vjeçari, Samet Imishti, në Han të Elezit.
Në kuadër të zbatimit të planit të përbashkët operativ i koduar “Van Damme”, njëkohësisht është bërë zbatimi i urdhër kontrolleve në një lokacion në Kosovë, si dhe në tri lokacione tjera në Itali.
Policia bëri të ditur se gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të ndërlidhen me rastin.
Ndryshe, gjatë orëve të hershme të mëngjesit është arrestuar 44 vjeçari në Han të Elezit, i dyshuar për terrorizëm.
Sigal