Në Rusi mund të luash me të vegjlit e tigrave dhe luanëve të kopshtit zoologjik

492
Dhjetra luanë të bardhë dhe tigra siberianë kanë befasuar vizitorët e kopshtit zoologjik në Belogorsk të Krimesë, në aktivitietin e organizuar me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për mbrojtjen e kafshëve të egra.
Vizitorëve u është dhënë mundësia të afrohen dhe të luajnë me këlyshët e vegjël në hapësirat me bar të parkut. Drejtori i Taigan Park, Oleg Zubkov, thotë se qëllimi i aktivitetit është rritja e ndërgjegjësimit kundër gjuetisë së kafshëve të egra.
“Qëllimi i fushatës promovuese është tërheqja e vëmendjes së njerëzve për mbrojtjen e kafshëve të egra. Ne jemi kundër gjuetisë së tyre. Sot gjithkush mund të provojë të përkëdhelë këto kafshë të mrekullueshme dhe të rralla, për të kuptuar se ato janë unike në llojin e tyre dhe duhet të mbrohen pikërisht për këtë”, thotë Zubkov teksa mban në prehër dhe përkëdhel këlyshët e vegjël.
Gjashtë këlyshë tigrash siberianë dhe tetë luanë të bardhë zbavitën shumë vizitorë të cilët u betuan se do të luftojnë kundër gjuestisë së kafshëve të egra.
“Unë kurrë nuk mund të gjuaj një tigër Ussuri në asnjë situatë, duke marrë parasysh faktin se janë specie në zhdukje. Është thesari ynë kombëtar, krenaria jonë kombëtare, ndaj duhet vetëm ti ruajmë ata” thotë Yelena, e cila ndodhej në park me familjen e saj.
Anastasiya Fetisova, i cili gjithashtu ndodhej në park, thotë se pasi komunikon me këta këlushë, është e pamundur të mos ndryshosh idenë e gjuetisë së kafshëve të egra.
Kurse Natalia, një tjetër vizitore, thotë se vetëm një përqafim me këto këlyshë apo me lloje të tjera të kafshëve të egra është diçka e mahnitshme.
“Kur mendon pastaj se kjo kafshë mund të vritet, është vërtet një makth absolute”, thotë ajo.
Tigrat siberianë, të njohur gjithashtu edhe me emrin Amur apo tigrat Ussuri janë specie që rriten në vendet me veriore të botës.
Në fillim të shekullit të 20, numri i tigrave siberianë nisi të bjerë, në 2015 pati një rritje të konsiderueshme të tyre, deri në 500, por shkencëtarët ende i konsiderojnë specie të rrezikuara.
Sipas Zubkov, luanët e bardhë gjithashtu janë të rrallë dhe nuk gjen më shumë se 100 në të gjithë botën.
Parku Taigan i Krimesë mendohet të jetë më i madhi në Europë me një sipërfaqe prej 36 hektarëshe. Sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të internetit, ky park ka 83 lloje të ndryshme kafshësh.
Sigal