Në pranga mbi 15 aktivistë të Vetëvendosjes, tentuan të ‘mësyn’ në qeveri

759
Mbi 15 aktivistë të Vetëvendosjes janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi shfrynë gomat e dhjetëra makinave të qeverisë së Kosovës. Të tjerë aktivistë kanë mbetur të lënduar pasi policia ndërhyri duke përdorur edhe dhunën për t’i larguar militantët e Vetëvendosjes nga oborri i qeverisë. Ndër të tjera, aktivistët vendosën disa pamfleta në makinat qeveritare që shkruanin “Jo fuksional”.
“Këta pushtetarë duan ta defunskionalizojnë shtetin e Kosovës. Përballë kësaj situate nuk mbetet tjetër veç angazhimit për ta ndaluar këtë. Ne sot duam të defunksionalizojmë qarkullimin e veturave të qeverisë së Isa Mustafës sepse këtë qeveri, Mustafa po e përdor për ta jetësuar “Zajednicën”, me gjithë dëmet e rreziqet e saj për shtetin e Kosovës. Mustafa e ka vënë gjithë sistemin shtetëror në funksion të “Zajednicës”. Edhe policia e gjyqësia janë bërë jashtëzakonisht efektive kur vije puna t’i arrestojnë dhe dënojnë kundërshtarët e këtij projekti. Kosova po rrezikohet nga funksionimi i kësaj qeverie. Këto rreziqe katastrofike ne na bëjnë të lëvizim. “Zajednica” duhet të ndalohet. E meqë Isa Mustafa e ka lidhur aq pazgjidhshëm qeverinë e tij me këtë projekt të ndarjes etnike të vendit, atëherë e vetmja mënyrë për ta ndalur “Zajednicën” është defunksionalizimi i Qeverisë Mustafa. Vetëm kështu shpëton Kosova”, thotë Vetëvendosje në një njoftim për mediat.
Në një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë, Vetëvendosjes jep edhe emrat e aktivistëve të ndaluar nga policia dhe atyre që mbetën të lënduar.
Njoftimi i Vetevendosjes
Sot rreth orës 11:20, dhjetëra vetura të Qeverisë së Kosovës u defunksionalizuan nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, duke ua shfryrë gomat. Policia e Kosovës intervenoi me njësitet e saj speciale duke rrahur, lënduar dhe arrestuar aktivistët. Disa nga aktivistët e arrestuar janë: Gëzon Kastrati, Alban Makolli, Daut Halili, Armend Krasniqi, Vllaznim Krasniqi, Muhamet Merofci, Erden Atiq, Imer Feja, Uran Hasani, Teuta Hasani, Muhamet Bytyqi, Fatos Sahiti, Kastriot Gërbeshi, Gurjeta Zeka, etj. Disa nga aktivistët e lënduar janë Albana Gashi, Etleva Malushaj, Margaritë Hajrizi, Valon Simnica, etj. Policia është duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes nëpër qytet dhe po i arreston e rrah ata kudo që po i takon.
Këta pushtetarë duan ta defunskionalizojnë shtetin e Kosovës. Përballë kësaj situate nuk mbetet tjetër veç angazhimit për ta ndaluar këtë. Ne sot duam të defunksionalizojmë qarkullimin e veturave të qeverisë së Isa Mustafës sepse këtë qeveri, Mustafa po e përdor për ta jetësuar “Zajednicën”, me gjithë dëmet e rreziqet e saj për shtetin e Kosovës. Mustafa e ka vënë gjithë sistemin shtetëror në funksion të “Zajednicës”. Edhe policia e gjyqësia janë bërë jashtëzakonisht efektive kur vije puna t’i arrestojnë dhe dënojnë kundërshtarët e këtij projekti.
Kosova po rrezikohet nga funksionimi i kësaj qeverie. Këto rreziqe katastrofike ne na bëjnë të lëvizim. “Zajednica” duhet të ndalohet. E meqë Isa Mustafa e ka lidhur aq pazgjidhshëm qeverinë e tij me këtë projekt të ndarjes etnike të vendit, atëherë e vetmja mënyrë për ta ndalur “Zajednicën” është defunksionalizimi i Qeverisë Mustafa. Vetëm kështu shpëton Kosova. 
Sigal