Në prag të takimit me Obamën, Putin: Rusia nuk do të vendosë trupa në Siri

452
Rusia nuk ka ndërmend që të vendosë përfundimisht trupa ushtarake në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti, Vladimir Putin, gjatë një interviste që i paraprin takimit me Barak Obamën. Me tej, ai shtoi se dërgimi I ushtrisë në këtë vend ka patur si të vetmin qëllim mbështetjen e qeverisë së Bashar al-Asad në luftën kundër terrorizmit.
“Rusia nuk do të jetë pjesë e operacioneve ushtarake në Siri ndonëse atje ka më shumë se 2.000 militantë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Prezenca jonë ka patur për qëllim mbështetjen e qeverisë së Presidentit Asad në luftën kundër terrorizmit. Ne jemi të mendimit se duhet të intensifikojmë punën tonë në funksion të zgjidhjes së ngërçit që ka përfshirë vendin, me shpresën se kjo gjë do të inkurajojë dialogun me opozitën. Siria ka nevojë urgjente për reforma politike.”
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur mjaft mosmarrveshje gjatë muajve të fundit për një sërë çështjesh ndërkombëtare. Edhe pse të dyja vendet I shqetëson prania e shtetit islamik, ende nuk ka një marrëveshje për mënyrën se si duhet vepruar në Siri. Gjatë orëve në vijim pritet një takim kokë më kokë Obama-Putin.
Sigal