Në prag të G20, ministrat e Jashtëm takohen në Bon të Gjermanisë

49
Minsitrat e jashtëm të vendeve të G20 janë bledhur në Bon të Gjermanisë në një takim dy ditor i cili do të shërbeje edhe si një prelud i samitit të G20 që pritet të mbahet në Hamburg të Gjermanisë në korrik të këtij viti.

Gjermania po ndjek një agjendë ambicioze në një periudhë krize, teksa kancelarja Merkel është nën presionin e zgjedhjeve të cilat janë shumë afër.

Takimi mbahet gjithashtu në kohën kur pasiguria dhe trazirat janë përhapur në të gjithë botën.

Që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, Gjermania ka mbajtur presidencën dhe do të jetë kryesore në këtë forum nëpërmjet një serie konferencash ministrore deri në takimin e nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet në korrik në Hamburg.

Gjermania ka një paketë të gjerë propozimesh në tryezë. Përveç temave tradicionale të tilla si tregtia e lirë, rregullimi i tregut financiar dhe mbrojtja e mjedisit, do të ketë edhe diskutime për pandemitë në të gjithë botën dhe mbrojtjen e shëndetit në përgjithësi. Çështjet e mëdha të tilla si terrorizmi, emigracioni dhe refugjatët, janë gjithashtu në axhendë.