Në Parlamentin e Turqisë, deputetët godasin njëri tjetrin me shishe

497
Sigal

Mbledhja e së shtunës (24 dhjetor) e Komisionit të
Drejtësisë në Parlamentin e Turqisë u shndërrua në një arenë të vërtetë
përplasjesh midis deputetëve të Partisë AK në pushtet prej më shumë një dekade
dhe deputetëve të Partisë Republika Popullore (CHP).

Gazeta turke “Hyrriet”, informon se përplasja
shpërtheu teksa po diskutohen nenet që synojnë shndërrimin e Turqisë nga
Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale, por edhe ligjet që kanë të
bëjnë me çështjen e imunitetit të deputetëve. Përveç grushteve, në sallë u
qëllua edhe me shishe.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së, Engin
Altay kërkoi fjalën, por mazhoranca në pushtet nuk i dha atë. Një deputet
tjetër tha në sallë me Kushtetutën e re, AKP-ja po krijon diktaturë në Turqi
dhe se po varroset Parlamenti dhe demokracia.

“Me këtë kushtetutë ju krijoni diktator. Nuk mbetet
asnjë pushtet që të mbikëqyrë administratën. Nëse një propozim i tillë kalon në
Parlament, ju e varrosni Parlamentin ndërsa demokracia (turke) kalon në
histori”, tha ai.