“Ne nuk jemi as kriminelë dhe as ilegalë”

491
“Ne nuk jemi as kriminelë dhe as ilegalë. Jemi punëtorë ndërkombëtarë”.

Është ky mesazhi i qartë që një grup aktivistësh meksikanë i kanë shkruar preisdentit amerikan Donald Trump në murin që ndan dy vendet.

“Mesazhi vjen në kohën kur trump është zotuar se do të ndërtojë murin me Meksikën madje më herët nga çfarë është parashikuar dhe do të deportojë nga vendi miliona meksikanë që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ky mesazh është refuzimi ynë ndaj politikave raciste të presidentit Donald Trump ndaj të huajve dhe veçanërisht kundër përndjekjes që ai po u bën vëllezërve tanë meksikane që jetojnë në anën tjetër të kufirit, thotë Lluvia Rocha, aktivitste.

Që kur u betua si president 45-të i Shteteve të Bashkuara, 70-vjeçari ka mbetur i vendosur mbi politikat e tij të linjës së ashpër kundër fqinjëve jugorë.

Pavarësisht mureve që do të ndërtojë kjo administratë, migrimi nuk do të ndalojë, sepse migrimi është një nevojë. Shumica prej nesh mendojnë se kufijtë nuk duhet të ekzistojnë fare, por ne kemi ardhur këtu per të treguar se nuk na frikëson asnjë mur,” thotë një tjetër aktivist.

Ndërtimi i murit ka acaruar edhe marrëdhiet mes dy vendeve, ku pas përplasjes mes dy presidentëvë të vendit, tashmë kërcenimet vijnë në fushën ekonomike.

Ministri i Jashtëm i Meksikës dy ditë më parë deklaroi se Meksika do ti kundërpërgjigjet me taksa të një njëasnhme për mallrat amerikane që hyjnë në Meksikë në rast se SHBA do të bëjë diçka të tillë me importet.
Sigal