Në një operacion që çoi në arrestimin e pesë personave, një i ri mbeti i vrarë nga plumbat e policisë.

440
Sigal

Ngjarja ka ndodhur në
Britaninë e Madhe, ku më shumë se gjashtë makina policie bllokuan disa
automjete luksoze Mercedez, Jaguar dhe Audi.

Viktima, baba i një
vajze, u qëllua tre herë nga xhami i makinës pas dyshimeve të oficerëve se ia
ishe i armatosur.

Familja dhe miqtë thonë
se Yasser Jakub, 28 vjeç, i cili ka një vajzë të vogël, u qëllua nga njerëz të
stërvitur të policisë për të shtënë në një operacion të planifikuar.

 

Nga ana e saj policia
ka bërë me dije se operacioni u ndërmor pasi dyshohej për persona të armatosur.

Nga fotot shihen tre
vrima plumbash në xhamin e përparmë të “Audi” bardhë në anën e shoferit.