Sigal

Nga Shpetim Zinxhiria, Greqi

Nuk kanë fund publikimet e shtypit ndërkombëtar rreth situatës në qendrën e pritjes dhe identifikimit në Moria, Lesvos, dhe përdhunimin e grave dhe fëmijëve, të cilat janë një fenomen i përditshëm, shkruajnë mediat greke.

Newsweek sot ne portalin e tij ka publikuar nje artikull si dhe pamje nga kampi i refugjateve, ku i referohet situatës në Moria, ku, siç thonë gratë, ata janë të frikesuara, duke jetuar me frikën e sulmit seksual, si për ata dhe për fëmijët e tyre. Koordinatori i Mjekë pa Kufi, Dr. Deklan Bari, tha për Newsweek se që nga mesi i majit, ka mesatarisht një rast abuzimi seksual në një javë. Z. Bari tha se këto raste kishin të bënin me gratë, burrat dhe fëmijët në kamp, por pothuajse gjysma e tyre ishin djem dhe vajza nën moshën 18 vjeçare, me të paktën dy incidente që përfshinin fëmijët e moshës pesë vjeçare.

Zbulimi i skandalit vjen pas shqetësimit të fundit të MSF-së se një numër i madh i fëmijëve dhe adoleshentëve në Moria janë përpjekur të kryejnë vetëvrasje. Z. Bari, thekson se rastet e abuzimit seksual janë shumë më tepër se ato të raportuara. Në Moria, fëmijët përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë së pothuajse 8500 njerëzve