Në kufijtë e Austrisë, gjithnjë e më pak refugjatë

510
Policia austriake ka deklaruar se që nga dje, kur Hungaria ka vendosur masa të reja ndaj refugjatëve, vetëm 100 prej tyre kanë kaluar kufirin austriak, transmeton agjencia franceze AFP. Të hënën një ditë para se të hyjë në fuqi ligji hungarez për refugjatët, një numër prej 200 mijë prej tyre kanë kaluar në Austri. Ministrja e Punëve të Brendshme Johana Miki Leitner ka thënë se sirianët dhe njerëzit tjerë që janë të rrezikuar në vendet e tyre mund edhe më tutje të kërkojnë azil në Austri. Ajo ka thënë po ashtu se ata do të jenë të lirë nëse duan të vazhdojnë rrugën për në Gjermani sikurse që ka ndodhur deri më tani.
Sigal