Në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për pushtetin komunal

654
Të dielën në Kosovë po mbahet raundi i dytë zgjedhjeve për kryetarët e 19 nga 38 komunat e vendit, ndërsa në komunën e Parteshit të banuar me shumicë serbe po përsëriten votimet e anuluara, pas parregullsive të regjistruara në raundin e parë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 300 mijë votues, ndërsa janë hapur 614 qendra votimi me gjithsej 1 mijë e 777 vendvotime.
Mbi 12 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë po mbikëqyrin procesin e votimeve, i cili po ndiqet nga afër edhe nga një numër prokurorësh për të siguruar shmangien e parregullsive.
Konkurrenca më e ashpër zhvillohet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë e Ferizaj.
Vëzhguesit thanë se fushata që i parapriu raundit të dytë ishte e qetë por me një gjuhë më të ashpër sesa në raundin e parë të zgjedhjeve.
Sigal