Në Kinë i jepet fund politikës së një fëmije të vetëm

78
Kina njoftoi sot zyrtarisht fundin e politikës së një fëmije të vetëm dhe do të lejojë tashmë që të gjitha çiftet kineze të kenë edhe dy fëmijë, referuar një komunikate të Partisë Komuniste, cituar nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua. Ky vendim i një rëndësie historike vijon pas zbutjes së politikave të miratuara dy vjet më parë. Pekini i ka premtuar tashmë kinezëve të drejtën e të paturit të dy fëmijëve, nëse një prej dy prindërve ishte gjithashtu fëmijë i vetëm. Këto ndryshime kanë për qëllim korrigjimin e çekuilibrimit gjinor një fenomen shqetësues në marrëdhëniet burrë-grua në vend dhe për parandalimin e plakjes së popullatës.