Në kërkim djali me çantë në sheshin e Torinos, u plagosën 200 vetë

500
“Plot 1527 persona kanë pasur nevojë për kurim mjekësor, 10 të plagosur janë në gjëndje kritike e 3 prej tyre në gjëndje komë farmaceutike, mes të cilëve dhe një vogëlush 7 vjeçar me origjinë kineze”, ky është bilanci i strukturave shëndetësore në qytetin e Torinos, dy ditë pas ngjarjes në sheshin San Marco ku rreth 20 mijë tifozë po ndiqnin në ekran të madh ndeshjen e fuutbollit Real Madrid-Juventus.

Prokuroria e qytetit të Torinos ka nisur një hetim mbi ç’ka ka ngjarë atë natë e me një deklaratë zyrtare informon se aksidenti i provokuar në sheshin San Marco është shkaktuar “nga turma e përfshirë nga paniku e nga psikoza e atentateve terroriste të provokuara nga shkaqe ende nën hetim nga autoritetet italiane.”

Investiguesit italianë po hetojnë në mënyrë të veçantë ndaj një djali që me çantë në kurriz e me gjoks të zhveshur shfaqet në një nga videot e sekuestruara nga policia nga telekamerat e sigurisë në sheshin San Marco.

Në video i riu ngre duart lart duke kërkuar të qetësoj turmën e cila distancohet nga ai duke krijuar një hapësirë boshe përreth. Policia italiane ka marrë në pyetje 2 miqtë e tij të cilët kanë dëshmuar se atë natë të 3 ishin në gjëndje të pirë.

Gjithçka ndodhi pas golit të 3 të Real Madridit ku për shkaqe ende të paidentifikuara 20 mijë tifozët që po ndiqnin ndeshjen në sheshin San Marco janë përfshirë nga paniku i një sulmi terrorist e duke kërkuar rrugën e shpëtimit janë rrëzuar, përplasur, shkelur e plagosur njëri-tjetrin.

Kryeprokurori i Torinos Armando Spataro për mediat italiane ka deklaruar se ” organet drejtësisë po përpiqem të ndërtojmë dinamikën e vërtetë të fakteve me anë të deklaratave të dëshmitarëve, analizës së filmimeve si dhe relacioneve të nënshkruara nga forcat e rendit që atë natë ishin të pranishëm në shesh.”
Sigal