Në itali kapen 8 mln euro drogë! Në pranga një biznesmen shqiptar e një italian

498
Sigal

Nëse shitej në tregun e zi do të gjeneronte një sasi prej 8 milionë eurosh.

Policia italiane ka bërë pubklike detajet e një operacioni kundër trafikut, ku janë kapur plot 800 kilogramë drogë, që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

Efektivët e policisë e kanë kryer aksionin në një zonë malore të komunës Russi në Ravena ditën e dielë, ndërsa detajet i kanë dhënë këtë të mërkurë. Në pranga kanë përfunduar dy persona, mes tyre dhe një sipërmarrës shqiptar që merret me grumbullimin e mbetjeve.

Shqiptari është i moshës 40 vjeçare. Identiteti i tij nuk është bërë publik në media. I arrestuari tjetër është një shtetas italian në moshën 70 vjeçare, edhe ky sipërmarrës i një fabrike të vogël imobiliaresh.

Policia e gjeti pjesën më të madhe të drogës në një magazinë që ishte marrë me qira nga shqiptari.