Policia hungareze ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë emigrantët, të cilët presin në kufirin jugor. Gazi lotsjellës është përdorur kundër një grupi prej 300-400 emigrantë në zonën kufitare Roszke.
Një veprim i tillë vjen në një kohë kur Hungaria deklaroi se mund të përdorte ushtrinë për të siguruar kufijtë nga emigrantët që vijnë nga vendet e luftës, kalojën përmes Serbisë të hyjnë në vendet e BE-së. Ndërkohë ky numër sa vjen e rritet.
Propozimi pritet të diskutohet javën e ardhshme në parlament.
Policia hungareze thotë se të martën e 25 gushtit, 2533 persona janë ndaluar duke hyrë në kufi nga Serbia, pjesa më e madhe të ardhur nga vendet në luftë Siri, Afganistan dhe Pakistan.
Hungaria, pjesë e zonës Shengen, është duke ndërtuar një gardh përgjatë kufirit me Serbinë për të ndaluar emigrantët.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se situata do të përkeqësohet sidomos me ftohjen e motit. Vendi i tij është duke u përgatitur për t’u kujdesur për dyfishimin e numrit të emigrantëve.
Emigrantët pasi kalojnë Serbinë dhe Hungarinë synojnë të shkojnë në vendet europiane si Gjermania dhe Suedia.