Në Greqi arrestohen 40 tifozë serbë

510
Policia greke ka arrestuar rreth 40 tifozë të Crvena Zvezdas, që njihen me emrin Delije, të cilët kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën e Olympiacosit, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dinamos së Zagrebit.
Mediat kroate dhe ato greke, kanë raportuar se Delija kanë udhëtuar në Athinë për t’u përleshur me tifozët e Dinamos së Zagrebit, dhe për të mbështetur tifozët e Olympiacosit, të cilët i konsiderojnë vëllezër. Tifozëve të arrestuar serbë, u janë gjetur disa sende të rrezikshme, përfshirë edhe shufra metalike dhe gjëra tjera të forta metalike. Gjatë ditës autoritetet në Greqi, kanë shprehur shqetësimin për këtë ndeshje, ku mund të ketë përleshje mes tre grupeve të tifozëve.
Sigal