Në Francë 50.000 policë angazhohen për zgjedhjet presidenciale

440
Plot 50 mijë oficerë policie dhe 7 mijë ushtarë do të angazhohen për mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, ndërsa vendimi është marrë në mbledhjen urgjente që thirri Presidenti Hollande pas sulmit në Paris.

Në ditën e fundit të fushatës, kandidati Emanuel Macro, shprehur bindjen që gjithcka do të shkojë mirë, ndërsa Marine Le Pen, tha se vendi vijon të mbetet mjaft i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste.

Në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes, që u thirr nga Presidenti Fransua Hollande pas sulmit të mbrëmjes së djeshme në Paris, drejtuesit kanë vendosur që të angazhojnë plot 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë ditën e dielë me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në një deklaratë të mbajtur për mediat pas takimit, Kryeminsitri Bernard Cazanueve e dënoi ashpër sulmin, ndërsa shtoi se është mjaft e rëndësishme që në këtë moment qytetarët të qëndrojnë të bashkuar përballë rrezikut terrorist.

“Dua t’ju kujtoj se qeveria ka mobilizuar forca sigurie në muajt që kemi lënë pas dhe sigurisht që në ditët e ardhshme, më shumë se 50.000 oficerë policie do të organizohen për sigurinë e procesit zgjedhor. Pjesë e këtij operacioni ruajtës do të jetë gjithashtu edhe 7.000 antarë të personelit ushtarak. Ata do të dërgohen në të gjithë vendin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.”

Reagime pas sulmit në Paris pati edhe nga kandidatët presidencialë në ditën e fundit të fushatës.

Centristi Emanuel Macron u shpreh se qytetarët nuk duhet që të dorëzohen ndaj frikës, ndërkohë që shprehur bindjen se ditën e dielë gjithcka do të shkojë mirë.

Nga ana tjetër, më skeptike është treguar liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, e cila deklaroi se pret që të ketë trazira edhe në gjatë zgjedhjeve.

Ajo shtoi se Franca në këtë moment ka nevojë që të forcojë sigurinë e saj si dhe të shtojë kontrrollet për cdo person që futet në territorin francez.
Sigal