Në flakë një uzinë kimike në Kinë

70
Një shpërthim tronditi dje në mbrëmje një uzinë kimike në lindje të Kinës, duke vrarë një person, sipas medias lokale, dy jave pas shpërthimeve gjigante në portin Tianjin, ku bilanci arrin në 158 të vdekur.
Një uzinë e grupit “Diaokouxiang Binyuan Chemical Co.”, në Dongying në provincën e Shangdong (lindje), u përfshi nga shpërthime të forta dhe flakë, sipas një faqeje informative të lidhur me qeverinë lokale.
Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale kineze, autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar, tregojnë një zjar të madh që ka përfshirë një pjesë të uzinës.
Zjarri ra vetëm pesë orë pas shpërthimeve, dhe disa persona përgjegjës të ndërmarrjes u arrestuan nga policia, theksohet në këtë faqe.