Në dy incidente, mbyten gjashtë fëmijë në brigjet turke

430
Të paktën gjashtë fëmijë janë mbytur në brigjet e Turqisë, në dy incidente të ndodhur gjatë orëve të fundit. Bëhet me dije se katër prej të miturve humbën jetën në një barkë ku ndodheshin 55 emigrantë me kombësi afgane dhe siriane. Mjeti lundrues ishte nisur nga Turqia dhe kishte si synim mbërritjen në ishullin grek Lezbos, por erërat e forta dhe dallgët e fuqishme bënë barka të përmbysej.

Deri më tani, autoritetet kanë gjetur trupat e katër fëmijëve, teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Në incidentin tjetër, barka e përmbysur në afërsi të qytetit Bodrum, kishte si synim mbërritjen në ishullin grek Kos. Edhe në këtë tragjedi, shkaktarët ishin kushtet e vështira atmosferike. Rojat bregdetare kanë gjetur të mbytur dy vëllezër përkatësisht një dhe katër vjeç. mMësohet se të miturit vinin nga Siria dhe quheshin Diven Halil Hussein e Beren Halil Hussein. mNë këtë barkë ndodheshin edhe 23 persona të tjerë, ku falë ndërhyrjes së autoriteteve, u bë i mundur shpëtimi i tyre.
Sigal