Në doktrinën e re ruse, Arktiku shihet si prioritet detar

456
Planet e Rusisë flasin për një doktrinë të re detare, që u lançua të dielën ndërsa vendi festonte Ditën e Marinës.
Marina do të marrë një flotë të re akullthyesish, sepse rajoni i Arktikut i jep Rusisë akses të pakufizuar në Atlantik dhe Paqësor, tha zv/kryeministri rus Dmitry Rogozin.
Arktiku gjithashtu është i pasur në minerale. Doktrina e re kërkon bashkëpunimin e ngushtë me Kinën në rajonin e Paqësorit dhe me Indindë në Oqeanin Indian.
Në ceremoninë e zhvilluar në Detin Balltik, ku mori pjesë dhe presidenti Vladimir Putin, Rogozin tha se “theksi kryesor vihet në dy drejtime – në Arktik dhe Atlantik. Theksi mbi Atlantikun është i lidhur me faktin se kohët e fundit ka pasur një zhvillim mjaft aktiv të NATO-s dhe po i afrohet kufijve tanë. Dhe sigurisht që Federata Ruse do t’i përgjigjet kësaj”.
Sigal