Në dhjetor hapen kapituj të ri të marrëveshjes Turqi-BE

456
Bashkimi Evropian pranoi të hapë në muajin dhjetor kapitullin XVII të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në union, kapitull që ka të bëjë me politikën ekonomike dhe monetare, deklaroi sot ministri turk për Çështjet Evropiane, Volkan Bozkir, i cituar nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
“Do të hapim një kapitull të ri më 14 ose 15 dhjetor në Bruksel”, theksoi Bozkir. ”Kam besim se do të hapim edhe pesë ose gjashtë kapituj të tjerë gjatë vitit të ardhshëm”, shtoi ai.
Që nga fillimi i negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE, në tetor 2005, janë hapur 14 kapituj nga 35 dhe është mbyllur vetëm një. Shumë prej tyre mbeten të bllokuar nga Qiproja.
Sigal