Në detin Baltik, Avioni rus fluturon mbi kokat e anijeve të NATO-s

489
Një avion survejimi i ushtrisë ruse ka fluturuar shumë pranë 4 anijeve luftareke në detin Baltik të enjten,11 qershorit 2015.
Mes 4 anijeve ka qenë edhe anija USS Jason Dunham e cila ka filmuar momentin e incidentit informoi të shtunën një zyrtar i departamentit të mbrojtjes amerikane
Pentagoni do të publikojë videon. Avioni rus ishte një avion i patrullimit detar të ngjashëm me ato të SHBA-së
Zyrtari tha se Dunham ishte pjesë e grupit të 4 anijeve luftarake, një britanike, një franceze dhe një gjermane.
Në një moment, avioni rus fluturoi mbi kuvertë e një prej anijeve të NATO-s në një lartësi prej vetëm 152 metra.
“Nuk e quajmë profesionale dhe të sigurtë këtë. E quajmë rutinë por jo të këndshme” tha zyrtari.
Zyrtari shtoi se asnjë prej anijeve në mënyrë direkte nuk u ndjenë të kërcënuara nga avioni rus por fluturimi ishte shumë i ulët dhe shumë më afër se herë të tjera.
Që prej këtij incidenti Komanda amerikano europiane ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të siguruar të gjitha anijet dhe ekipet e ajrit të jenë të pajisura me video.
Sigal